E moshuara në Durrës bie pa ndjenja në shtëpi, fqinjët kërkojnë ndërhyrjen e zjarrfikëses

286
Sigal

Një e moshuar në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit, pasi nuk është përgjigjur ka shqetësuar fqinjët, të cilët kanë njoftuar uniformat blu.

Për të hyrë në banesën e saj është dashur të përdoren shkallët e zjarrfikëses, punonjësit e së cilës kanë mundur të futen nga dritarja e shtëpisë.

Bëhet e ditur se zonjës në fjalë i ka rënë të fikët dhe zjarrfikësit e kanë gjetur atë në dysheme.