Bisedimet, PDIU, gati për koalicion me Ramën

470
Sigal

TIRANË- Së shpejti, sipas informacioneve pranë PS-së dhe PDIU-së, partia e çamëve pritet të jetë pjesë e koalicionit të qeverisjes së Majtë. Njëkohësisht, ky lajm, referuar burimeve, u publikua mbrëmë dhe në një stacion televiziv. Konkretizimi i një marrëveshje mes PDIU-së së Shpëtim Idrizit dhe të majtës në pushtet, do të bëjë që për herë të parë në këto 24 vite në Shqipëri, të jenë në të njëjtin ekzekutiv dhe koalicion, grekët dhe çamët. Lëvizjes së re të Idrizit drejt së majtës i parapriu vota e çamëve për ndarjen territorial në fund të muajit korrik. Ndërkohë, edhe pse në opozitë, shumë drejtues institucionesh të partisë së Idrizit janë në të njëjtat funksione që ishin me PD-në, gjë që e lehtëson më tej këtë koalicion. Nëse PDIU i bashkohet së Majtës, atëherë kjo e fundit kthehet në një supermaxhorancë. Kurse opozita, do të reduktohej më tepër në numra.