Ja si e shpërbleu Arta Marku këshilltarin që e ndihmoi të kalojë vettingun!

556
Sigal

 Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, ka ‘shpërblyer’ disa muaj pasi kaloi vettingun Këshilltarin Juridik që shqyrtoi dosjen e saj. Arben Jorgaqi me urdhër të Markut ka fituar vendin e parë si Oficer i Policisë Gjyqësore duke marrë 100 pikë.

Por Arben Jorgaqi krejt “rastësisht” rezulton gjithashtu se ka qenë Këshilltari i Komisionerëve të Pavarur të Kualifikimit për rivlerësimin kalimtar të Markut. Siç duket ai është lodhur nga puna si Këshilltar Vettingu dhe menjëherë pasi kryeprokurorja kaloi Vettingun, ka vendosur të rikthehet në “dashurinë” e tij të parë që është puna si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurori.

Por edhe emërimi i tij në detyrën e Këshilltarit Juridik për Vettingu është në shkelje të ligjit, pasi ai nuk plotëson të paktën një prej kritereve.

Ai rezulton i pushuar nga detyra si OPGJ, me urdhër të ish-shefit të akuzës Vlorë, Ramadan Trocit.

Edhe pse në kriterët për të qenë Këshilltar Vettingu duhet të mos jesh larguar nga detyra, nuk dihet se si Jorgaqi e fitoi këtë pozicion pranë KPK dhe për çudi largohet nga kjo detyrë, pasi Arta Marku kaloi vettingun.

Për fitoren e fundit si Oficer i Policisë Gjyqësore, ndoshta Marku nuk e ka ndihmuar për t‘ja kthyer nderin me nder, sidoqoftë  vendin e parë ia ka dhënë. (Lexo këtu)

Nga fillimi i këtj viti, punonjësit e kësaj strukture kanë një pagë mujore prej 160 mijë lekësh të rinj për shkak të hyrjes në fuqi të paketës së reformës në drejtësi e cila parashikon se paga e oficerëve të policisë gjyqësore është sa 60% e rrogës mujore të prokurorëve. Si duket ky është shpërblimi për Jorgaqin nga Arta Marku, pas kalimit të Vettingut./Dosja.al