Kryetari i FRPD ,Besart Xhaferri në një reagim në rrjetin e tij social është shprehur se gjyqtarja Irena Gjoka (me mbiemra të tjerë Spata dhe Maneku) ka fshehur një dënim penal nga Greqia, duke shkelur ligjin dhe duke u bërë, sipas tij, një mjet i përdorur politikisht kundër liderit të opozitës, Sali Berisha.
Xhaferri thotë se Berisha publikoi prova për këtë dënim në SPAK, duke bërë atë që nuk e bënë institucionet e drejtësisë së re.
Ai e quan Gjokën një “kamikaze” të përdorur për ta mbajtur Berishën në arrest për 333 ditë pa prova.
Në përfundim, Xhaferri paralajmëron një “vetting të dytë” për gjyqtarët dhe prokurorët pas 11 majit, në bashkëpunim me Komisionin e Venecias, për të çliruar drejtësinë nga ndikimi politik dhe kriminal.
Postimi i plotë:
Irena, gjyqtarja me 3 mbiemra “kamikaze” me dokumenta, pas 11 Majit vetting për drejtësinë e re!
Atë që nuk e bënë institucionet e drejtësisë së re e bëri sot lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili në dyert e SPAK publikoi dokumentim që fakton dënimin në Greqi të gjyqtares Irena Gjoka, Spata, Maneku.
Irena Gjoka duke mos deklaruar këtë dënim të gjykatës së Janinës ka shkelur ligjin dhe fshehja e këtij dënimi e ktheu Irena Gjokën në një peng që atyre që kanë marrë peng reformën në drejtësi.
Irena Gjoka u përdor si kamikaze kundër liderit të opozitës duke e lënë në masë arresti për 333 ditë pa asnjë provë në dosje.
Së bashku me Komisionin e Venecias pas 11 Majit do bëjmë vetting të dytë për prokurorë e gjyqtarë që ata të mos mbeten peng i segmenteve të politikës dhe krimit.