Xhelal Mziu: Masakër zgjedhore në Greqi – Rama po tjetërson votën e emigrantëve!

Xhelal Mziu

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, në një postim në rrjetin e tij social ka deklaruar se në Greqi po ndodh një manipulim i organizuar i votës së emigrantëve shqiptarë në favor të Partisë Socialiste.

Ai përmend raste të raportuara nga qytetarë dhe pamje që tregojnë transportimin e zarfeve të votimit me makina të dyshuara, si dhe thekson  se votat e mbështetësve të opozitës po neglizhohen ose nuk dorëzohen.

Sigal

Mziu shpreh shqetësimin për rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shërbimit postar në këtë proces, duke kërkuar hetim nga institucionet përkatëse.

 

 

Postimi i plotë

Masakër zgjedhore në Greqi – Rama po tjetërson votën e emigrantëve!
Prej disa ditësh, në Greqi është duke u zhvilluar një proces i organizuar manipulimi dhe vjedhjeje të votës së emigrantëve shqiptarë. Denoncimet nga qytetarët janë të shumta dhe vijnë nga pothuajse çdo qytet ku ka komunitet shqiptar.
Pamje filmike dhe fotografike tregojnë makina me targa shqiptare dhe greke që transportojnë zarfe votimi, duke përdorur lista me emra personash të lidhur me PS-në. Ndërkohë, zarfet e demokratëve nuk merren, por hidhen në rrugë ose zhduken.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dështuar të garantojë një proces të drejtë dhe transparent në Greqi, ndërsa shërbimi postar DHL nuk ka funksionuar siç duhet, duke mos shpërndarë në mënyrë të barabartë materialet zgjedhore.
I bëjmë thirrje SPAK dhe institucioneve të drejtësisë që të nisin menjëherë një hetim të plotë mbi këtë masakër zgjedhore që, sipas të gjitha indikacioneve, po zhvillohet në shërbim të Edi Ramës.