Dje u publikuan pamje filmike ku ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi, merret zvarrë nga Policia dhe më pas shoqërohet në komisariat gjatë protestës së në Cërrik kundër vizitës së kryeministrit Rama në këtë qytet. Ish-deputetin Luçiano Boçi e tërhoqi zvarrë nëndrejtori i Policisë së Elbasanit Albert Nushi, i cili ishte drejtori i Policisë në Fier që u përfshi në përgjimet e dosjes “Babale 2”. Luçiano Boçi: Nëndrejtori i policisë Albert Nushi më kërcënoi me jetë. Ishte një përplasje fizike me ish-drejtorin e Fierit, atë që paguante Fredi Alizotin, që ka dy akuza të rënda në kurriz të tij dhe na e kanë sjellë për ta pastruar në Elbasan. Ishim në bordurën e urës për protestën tonë. Protesta nuk kishte nisur. Me atë brutalitetin e tij, na ka kërcënuar me jetë, më ka kërcënuar mua.