Tedi Blushi: Iniciativa për kredi pa interes për çiftet e reja, hapi i rëndësishëm për familjet e Shqipërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Z. Tedi Blushi, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me angazhimin e tij dhe të partisë për mbështetje të çiftet e reja dhe krijimin e mundësive të barabarta për ata që dëshirojnë të blejnë banesën e parë.

Blushi theksoi se iniciativa për 30 mijë euro kredi me 0% interes për çiftet e reja është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbështetje për familjet që po krijohen në Shqipëri.

NOA

Ai bëri thirrje për mbështetje të koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” duke nënvizuar se vota për Nr. 1️⃣ është një votë për familjen dhe zhvillimin e Shqipërisë. Sipas tij, kjo është një mundësi për të krijuar një të ardhme më të mirë dhe për të siguruar një standard jetese më të lartë për qytetarët shqiptarë, veçanërisht për ata që janë në fazën e formimit të familjes.

Postimi i plotë:

Çati për çdo çift. 🏠

30 mijë euro kredi me 0 % interes që çiftet e reja të blejnë banesën e parë.

Vota për Nr. 1️⃣ është votë për Familjen!VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë