Kulla “Alban Tawer”/ ILD, KLGJ dhe SPAK të nisin hetimet për vendimin abuzive të gjyqtares Samiramis Hoxholli

Apeli i pronarit të tokës  K.B:  IMT dhe Avokati i Shtetit të ndjekin vendimin PËR ANKIMIM në shkallë të dytë të Gjykatës Administrative, pas vendimit të marrëzisë së gjyqtares Samiramis  Hoxholli, e cila u shkarkua nga KPK dhe u rigradua nga klani Çomo, Tasi dhe Ina Rama në KPA, vendimin e së cilës me Nr. 60, datë 20-11-2024, do e publikojmë në ditët në vijim vendimin e gradimit nga Çomo, së bashku me dosjen e KPK që e shkarkojë

Ka mbi 1 vit e gjysëm që pronari i tokës mbi të cilën është ndërtuar kulla  “Alban Towr”  po kërkonë të drejtën e tij, pranë institucioneve zyrtare të bashkisë Tiranë, dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit. Në pamundësi të kësaj së zgjidhjes së kësaj çështje ai ka ngritur padi dhe bërë denoncime në organet e drejtësisë ( prokurori dhe gjykatë), pasi  ndërtuesi i Kullës përballë “Kishës Ortodokse” në Tiranë, ka 17 vjet pa lidhur kontratën me pronarin e tokës. Fatkeqësisht  konstatohet se shoqëria ndërtuese, “Al&GI” Shpk   ka bërë shtesat  pa leje, si në lartësi ,ashtu edhe në gjerësi, si dhe ndërhyrje të cilat  kanë përdhosur edhe projektin që mban firmën e një prej Arkitektëve më në zë aktualisht z. Casamonti. Për këto arsye pronari i tokës ka paditur në gjykatë, prokurori dhe IMT , Shoqërinë “Al&GI” Shpk, ndërtuese e kullës “Alban Tower”, pasi ka prej më shumë se 20 vjetësh që pret nga ana e kompanisë realizimin e ndërtimit të objektit e tani që është përfunduar, edhe dorëzimin e pjesës së tij takuese. Në fakt ky veprim, pra përcaktimi i pjesës takuese të pronarit të truallit, duhet të kishte ndodhur që para nisjes së punimeve ndërtimore.

Pas këtyre veprimeve, Shoqëria “Al&GI” Shpk, ndërtuese e kullës “Alban Tower”, u sanksionua nga IMT pranë Bashkisë Tiranë me gjobë dhe me vendimmarrje për prishje të shtesave të kryera në objektin ndërtimor, proces ky i iniciuar nga një ankesë e pronarit të truallit Kostandin Basho, pasi çuditërisht, Bashkia e Tiranës nuk e shihte këtë Kullë, edhe pse hija e saj binte mbi dritaret e zyrës së ish-kryebashkiakut Veliaj, që duket se ka qenë edhe kumbar dhe protektor i kësaj kulle dhe ndërtuesit të saj.

NOA

Edhe pas kësaj vendimmarrje, që konstatonte një të vërtetë ulëritëse, konkretisht ndërtimit në mes të Tiranës së kateve e sipërfaqeve shtesë, në sfidë totale të ligjit e rregullit në këtë vend, Shoqëria Ndërtuese e ankimoi vendimmarrjen e IMT-së në Gjykatën Adminsitrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku gjyqtarja e sapo-rikthyer nga KPA-ja e vetingut, znj. Semiramis Hoxholli, e shfuqizoi habitshëm këtë vendimmarrje të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, edhe pse sipërfaqet shtesë të objektit janë evidente. Shfuqizimi ka të bëjë jo vetëm me urdhërimin për prishje por çuditërisht edhe me gjobën e vendosur, e cila duke qënë në një masë të konsiderueshme shkakton edhe një dëm të rëndë për buxhetin e shtetit. Në një periudhë dhe në një Gjykatë ku seancat gjyqësore zhvillohen maksimalisht me një frekuencë jo më të shpeshtë se 1 seancë në 1-2 apo edhe 3 muaj, kjo Gjyqtare zhvillon 6 seanca në dy muaj dhe vendos “me sirena” pranimin tërësisht të padisë. Natyrisht që mbetemi në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës për të parë “forcën e argumenteve” të përdorur nga kjo Gjyqtare në këtë rast kaq flagrant, vendim ky që duket fiks i tipit të “fushatave zgjedhore”, pra të “shirjes në lëmë” në kohë fushatash. Në këto kushte flagrance, i vetmi mendim që të shkon në kokë është ai i dhënies së një vendimi në kushtet e mundshme të presionit, ndikimit të paligjshëm apo ca më keq, të korrupsionit, si të vetmet “argumenta” për arritjen e një konkuzioni të tillë gjyqësor. Për këto shkaqe si dhe ato për të cilat u vendos masa administrative kundër këtij subjekti, IMT-ja ka detyrimin ligjor për të paraqitur ankim në Gjykatën Administrative të Apelit, për të mos u përfshirë në bashkëpunim me ata që e kanë orkestruar e ekzekutuar, marrjen e këtij vendimi të turpshëm. Në të tilla kushte, është detyrë e menjëhershme e organeve të reja të drejtësisë sikundër është SPAK, KLGJ dhe ILD (Inspektori i Lartë i Drejtësisë) për të kryer verifikimet e nevojshme se si Gjykata ka mundur të arrijë në konkluzione kaq ulëritëse, sikundër është fakti i pakundërshtueshëm i ndërtimit të sipërfaqeve pa leje. Ndoshta ky do ishte rasti dhe pse jo i vetmi që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të fillojë kryesisht kontrollin e dosjes për gjyqtaren  Samiramis HOXHOLLI, sikundër e kërkonte me forcë edhe Kryeministri Rama nga tribuna e Parlamentit, me qëllimin e vetëm që të tilla vendime, të cilat thjesht përbaltin sistemin dhe Reformën e Pretenduar në Drejtësi, të kapen në kohë për tu korrigjuar, dhe shkelësit e Ligjit të marrin ndëshkimin e merituar.

Gjyqtarja e sapo-rikthyer nga KPA-ja e vetingut, znj. Semiramis Hoxholli, e shfuqizoi habitshëm këtë vendimmarrje të IMT-së pranë Bashkisë Tiranë, edhe pse sipërfaqet shtesë të objektit janë evidente. Shfuqizimi ka të bëjë jo vetëm me urdhërimin për prishje por çuditërisht edhe me gjobën e vendosur, e cila duke qënë në një masë të konsiderueshme shkakton edhe një dëm të rëndë për buxhetin e shtetit

Vendimi i gjyqtares  Samiramis HOXHOLLI, për:

01

“Shfuqizimin e Vendimit për Prishjen e Objektit të Kundraligjshëm nr 3033 datë 27.11.2024, të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë , si akt në kundërshtim me ligjin, si dhe Shfuqizimin e Vendimit  për Dënimit me Gjobë nr. 6044 datë  27.11.2024  të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë, si akt në kundërshtim me ligjin” , është një vendim që mbart në vetvete , papërgjegjshmërinë profesionale, ose joshjen për këtë vendim nga shkelësi i ligjit, shoqëria “Al&GI” Shpk, ndërtuese e kullës “Alban Tower”,

02

“Marrja e masës së sigurimit të padisë duke pezulluar zbatimin e aktit administrativ Vendimit nr 3033 datë 27.11.2024 si dhe nr 6044 datë 27.11.2024 të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Tiranë , si dhe të gjitha veprimet  e tjera  që do të ndërmerren deri në përfundimin e gjykimit” , përbënë një rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve dhe diplomatëve  që janë futur brenda banesave dhe banojnë apo kanë zyra, si dhe është një shkelje e madhe për mbajtjen peng të zhvillimit dhe përfitimit të pronës nga pronari i tokës, mbi të cilën është ngritur  kulla “Alban Tower”.