Berisha: Pas maskarës zgjedhore së 25 prillit, nuk e dorëzoj mandatin e deputetit

206
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish-Kryeministri Sali Berisha pohoi mbrëmë në një emission televiziv se do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Por duke komentuar edhe vendimin “non grata” të SHBA ndaj tij dhe familjes, Berisha u shpreh se në legjislaturën e re do të shtojë akoma më shumë angazhimin e tij si deputet.

Sali Berisha: Tani në asnjë mënyrë, përkundrazi do shumëfishoj aktivitetin tim si deputet aq sa s’e kam bërë kurrë. Kisha ndërmend, se unë besoja se do fitonim. Besoja do fitonim. Besoja se do fitonim zgjedhjet, t’ju them haptas. Dhe çfarë do bëja unë në Parlament pastaj? Të bëhesha unë kamzhik i opozitës? Nuk bëhesha.  Berisha u shpreh se kur i ka thënë Edi Ramës se lidhjet e tij me krimin janë botërisht të njohura dhe ju duhet  t’i shkëpusni ato lidhje. Rama nuk i shkëputi ato dhe bëri të kundërtën, duke sjellë drogën dhe ku i vëllai i tij del në përgjimet e laboratorit të drogës në Xibrakë.