Vendimi i Gjykatës Supreme/ Vetëvendosje paralajmëron hapin e radhës : Për Kurtin ankohemi në Kushtetuese

179
Sigal

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar hapin e radhës në tentativën për të rikthyer Albin Kurtin në kandidim për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas LVV, ka përpjekje për t’i pamundësuar zgjedhjet e 14 shkurtit dhe vendimi i Gjykatës Supreme i kundërvihet aktgjykimit të parë të Gjykatës Kushtetuese.

Përfundimisht LVV do i drejtohet me ankesë Gjykatës Kushteteuse, edhe pse ishte kjo e fundit e cila i ndaloi kandidimin Kurtit dhe gjithë të tjerëve që kishin një vendim të formës së prerë

 

Reagimi i tyre i plotë :

E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.