Berisha: Nuk bie dakord me ambasadorët për bunkerin

450
Ish kryeministri Sali Berisha reagon ndaj ambasadorit gjerman Hoffman që shprehu tronditjen e tij nga protesta e opozitës.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha tha se Herr Hoffman ka qenë që në fillim avokat i qeverisë dhe se ambasadori duhej të tronditej për zgjedhjet e kaluara. Madje shkoi më tej duke përdorur dhe termin ‘guvernator”
I pyetur për shqetësimin e faktorit ndërkombëtar, dhe apelit të ambasadorëve që protestat të jenë paqësore, Berisha tha se thirrjet e tij por dhe të kryetarit të PD-së kanë qenë për “mosbindje civile paqësore”.
Sali Berisha: Kohë përpara se të prononcohen ambasadorët unë personalisht dhe kryetari i PD-së kemi shpallur thirrjen për protesta paqësore, mosbindje civile paqësore. Me ambasadorët të cilët i respektoj, kam mirëkuptim të plotë në thirrjet e tyre për të shmangur dhunë, por absolutisht nuk pranoj qëndrimin e tyre ndaj bunkerit. Ky është qëndrimi i prerë. Shpreh keqardhje bunkeri është statuja, konstelacion i diktatorit Hoxha ngritur nga Edi Rama për të poshtëruar shqiptarët.
Mendoj se Hoffman duhej të ishte tronditur më shumë për zgjedhjet por kur merr përsipër të bëjë avokatinë e qeverisë që në fillim për arsye të ndryshme e ke të vështirë të tronditesh për gjëra që nuk i interesojnë qeverisë.
Unë kam pasur mundësi tia përcjell këtë mesazh dhe tani po e them publikisht. Herr Hoffman është diplomati i vetëm në Tiranë, dhe i vetmi njeri pas Muç Nanos që tha këto zgjedhje ishin më të mira se të parat. Argumenti që dha Herr Hoffman, për të cilin kam respekt, pasi vendi i tij ka dhënë shumë kontribut për Shqipërinë më shumë se çdo vend tjetër, argumenti që dha është i mjerueshëm. Tha kam biseduar me dy- tre shqiptarë që besoj se janë të pavarur. Në mirëkuptimin më të madh i them këtij njeriu se kam 25 vjet që merrem me politikë në këtë vend por më gjej një njeri të pavarur në këtë vend nga politika. Ka,por unë s’e gjej dot.
Qesh ndonjëherë kur përpiqen të bëjnë guvernatorin. Me këtë nuk them të mos përzihen, absolutisht, të ndihmojnë të shprehin mendime, por nuk e dua që ata të jenë guvernatorë.
Tek vota është gabim fatal. Unë kam denocuar Glover si kapomafia ndërkombëtare të botës dhe nuk ka njeri që nuk ia faktoj cilitdo që ulet përballë meje. 
Deklarata u bë gjatë bashkëbisedimit me gazetarët paraditen e sotme.
Sigal