Berisha mesazh mbështetësve të mbledhur poshtë banesës: Pushteti i PD-së, do të jetë pushteti i të rinjve

18
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij nga dritarja e banesës, është zotuar se kur PD-ja të vijë në pushtet, Shqipëria do të jetë vendi i lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Pushteti i PD-së, do të jetë pushteti i të rinjve dhe të rejave shqiptare’ është shprehur ndër të tjera ish-kryeministri.

“Të rinjtë dhe të rejat janë dhe më properëndimorët e shoqërisë tonë, më pro amerikanët e shoqërisë tonë, por ata nuk mund të pranojnë kurrë për hero të proamerikanizmit të tyre një njeri i cili përdor, keqpërdor dhjetëra e dhjetëra milionë euro, për të korruptuar ambasadorë dhe McGonigalër dhe për ti ndërsyer ata si hiena kundër opozitës së vendit të vet, për të realizuar ëndrrën e tij makabre, ata të Shqipërisë pa opozitë.

Të rinjtë nuk janë ata kurrë që mund të pranojnë mashtrimin për të vërtetë, apo siç thotë populli, sapunin për djathë.

Nuk mund të pranojnë ata që Sali Berisha qenka i korruptuar, paçka se e gjithë jeta fakton një betejë të palëkundur kundër korrupsionit.

Paçka se pas 3 vitesh hetimesh të gjithë anshme, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën që ta dini, kanë gjetur turpin e tyre. Nuk kanë gjetur një fakt, dokument, provë të paraqesin para jush.

Ata nuk mund të pranojnë kurrë që ky të arrestohet për korrupsion, kurse Edi Rama i kapur  në flagrancë duke korruptuar me 225 mijë euro McGonigalin.

Duke korruptuar me licenca dhjetëra milionë eurosh nafte etj., luftoja korrupsionin. Jo të rinjtë këta nuk mund ti pranojnë kurrë”, tha ai.