“Taksa 100% një tekë e Haradinajt”/Rama e Thaçi ‘kokë më kokë’ në Tiranë

623
Sigal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë, ku po zhvillon një drekë me Edi Ramën. Lajmin në fjalë e ka përcjellë kryeministri Rama, ku ka demonstruar një foto në Instagram.

Thaçi dhe Rama njihen për raportet e afërta me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse Presidenti i Kosovës po kërkon mbështetjen e Ramës për heqjen e taksës. Kujtojmë këtu faktin se Hashim Thaçi e ka kritikuar ashpër qeverinë, për faktin që nuk ka lëshuar pe përballë kërkesave amerikane dhe europiane për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

21 nëntorin e vitit të kaluar, ekzekutivi kosovar vendosi një tarifë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja, në kundërpërgjigje të fushatës agresive të Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës.

Pezullimin e tarifës e kanë kërkuar si BE-ja, ashtu dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa Beogradi bllokoi bisedimet e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, duke e kushtëzuar vazhdimin e tyre me heqjen e taksës.