Berisha kritika qeverisë: Largimi i Edi Ramës, emergjencë

149
Sigal

Kreu i PD Sali Berisha, ka reaguar me kritika ndaj qeverisë Rama.

Në një bashkëbisedim në sheshin ‘Demokracia’ për figurën dhe misionin e Azem Hajdarit, Berisha tha se kryeministri Rama duhet të largohet sa më parë nga pushteti.

Berisha: “Në këtë takim simbolik , me shumë të drejtë mund ta quanim dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik. Në fakt është më shumë se rrezik. Ne sot jemi në kushtet e një pushteti  , ku kemi rikthimin e monizmit absolut në Shqipëri.

Dallimi më themelor i monizmit absolut dhe një demokracie është se i pari nuk voton , i dyti voton. I pari nuk përfaqëson i dyti përfaqëson. Kjo që ka ndodh në Shqipëri është rikthim i monizmit të plotë me të gjitha forma të tjera persekutimi, jo me kampe.