S’e mori mandatin në Durrës, LSI: Rezultati jo objektiv, nuk e njohim, do ta ankimojmë

186
Sigal

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shpalli vendimin përfundimtar pas përfundimit të rinumërimit të 108 kutive të Qarkut të Durrësit.

Nga konstatimet e bëra prej tyre, rezultoi se të gjitha partitë kanë humbur vota, e jo rikuperuar. Partia Demokratike ka humbur 38 vota, Partia Socialiste 26, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, i cili ishte dhe subjekti ankimues ka humbur 1 votë.

NOA

Altin Kaziaj, përfaqësuesi i LSI në KAS, tha se nuk ishin të surprizuar nga vendimi, pasi sipas tij një gjë e tillë u bë edhe në Qarkun e Beratit.

Ai akuzoi se rivlerësimi i votave nuk është bërë në mënyrë objektive, e për këtë e shumë arsye të tjera sipas tyre, kërkuan shpalljen e pavlefshmërisë të zgjedhjeve në këtë qark.

“Nuk kishte surpriza kjo gjë, sepse do të ishte e njëjtë me atë të Beratit. Nuk janë respektuar parimet e Kodit Zgjedhor dhe fryma e ligjvënësit, në pjesën më të madhe të saj. Rivlerësimi i votës nuk ka qenë objektive. Keni marrë qëndrime të tjera.

Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ankimore për të sjellë në ligjshmëri një tabelë rezultatesh të rivlerësuara gabimisht nga ana juaj. Kërkojmë përfundimisht mosmiratimin e rezultateve të bërë nga ana juaj. Kërkojmë shpalljen e pavlefshmërisë të Qarkut të Durrësit, për shkak të cënimit të fortë që ka pasur në këtë fakt”, tha Kaziaj.