Belgët e Gjermanët “kryqëzojnë” Ballën

937
Sigal

Media belge: Milionat euro të Toyota. Këshilltari i Merkel: Pse nuk është arrestuar, ka lidhje me mafien

Gazeta belge “DH” citon takimin e Ballës me mafian në Gjermani për 3.5 milionë eurot e Toyotës

Pas mbërritjes në Shqipëri të prokurorëve belgë që po hetojnë aferën e mbërritjes në Shqipëri të parave të fshehura në një Tojota Yaris, një vit më parë, gazeta e madhe belge Dernire Heure (DH Ora e fundit), i ka kushtuar një seri shkrimesh këtij aktiviteti kriminal që nisi me mbushjen e makinës me 3.4 milionë euro në njën servil në Belgjikë: “Prokuroria federale trondit politikën shqiptare” në 28 qershor, “3.4 milionë euro të gjetura në makina belge në Shqipëri, policia shpall kërkimet”, në 1 gusht dhe këtë të premte artikullin: ‘Vëllezërit Vladi në kërkim për aferën e Tyota-ve”. Pikërisht këtë artikull të fundit po e sjellim të plotë: Afera e njohur me emrin ‘Toyota’, e cila nisi më 24 korrikun e shkuar në portin e Durrësit në Shqipëri, vazhdon. Hetuesit po kërkojnë dy persona pas inspektimit dhe zbulimit nga autoritetet e drejtësisë shqiptare të disa miliona eurove në një kamion shqiptar, që transportonte automjete, kryesisht nga Belgjika. Një gjykatës belg shpalli në kërkim të enjten dy vëllezër. Ata janë Alfred dhe Elvis Vladi, të moshës 33 dhe 39 vjeç. Ata janë me kombësi shqiptare dhe mund të jenë të rrezikshëm, siç theksohet në njoftimin e publikuar dje. Në lajmet e fundit thuhet se janë pesë persona, për të cilët është lëshuar urdhër-arresti: katër në Shqipëri dhe një në Belgjikë. Tek ne (në Belgjikë pra. shënim i përkthyesit), bëhet fjalë për një shqiptar të natyralizuar si gjerman, me mbiemrin Doçi, që është prapa hekurave. Edhe mekaniku i servisit belg ku makina Toyota u ngarkua me para, është po ashtu nën akuzë, por ndaj tij nuk ka një urdhër arresti. Dosja, siç e dimë ne, është e ndjeshme. Ajo bën bashkë mafian dhe botën politike. Një delegacion i Zyrës Federale të Prokurorisë- që nisi hetimin- dhe Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit, vizitoi Shqipërinë në veçanti për të pyetur kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë. Lulzim Basha, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, tha tre ditë përpara aksionit, se mungesa në Kuvend e liderit socialist, Taulant Balla, shpjegohet me takimin e tij në Gjermani me mafian për riatdhesimin e shumës së madhe të parave. Pyetja është, si mund ta thotë një politikan këtë? Për të, anëtarët e Partisë Socialiste janë të përfshirë në trafikimin e milionave të organizuara nga Belgjika. Pyetja esenciale e ngritur vazhdimisht është se për kë ishin adresuar këto 3 milionë euro. Sa për kujtesë, doganat shqiptare, bazuar tek informacionet e shërbimeve sekrete, kapën më pak se 3.5 milionë euro kesh dhe 100 mijë franga zvicerane në dy Toyota Yaris, të transportuara nga Belgjika në një kamion që mbante nëntë vetura në total. Nga RD.al

Këshilltari i Merkel “shuplakë” Taulant Ballës: Interesante si nuk është arrestuar ende, ka lidhje me mafien!

Këshilltari i kancelares Angela Merkel, dhe njëherësh hartuesi i programit ekonomik për PD-në Martin Henze ka bërë një shkrim mjaft të fortë së fundi, ku akuzon Taulant Ballën për lidhje me krimin. Henze deklaron se ka dyshime se Balla është i lidhur me mafien në vendin tonë, si dhe ka marrë pjesë aktive në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 2017-tës. “Sekretari i Përgjithshëm dhe kreu i grupit të deputetëve socialistëve shqiptarë, partia drejtuese e kryeministrit ende në detyrë Edi Rama, Taulant Balla, dyshohet nga dokumentacioni i autoriteteve të sigurisë, i zbuluar nga shtypi ndërkombëtar, ndër të tjera në bashkëpunim me mafien shqiptare, si dhe i angazhuar masivisht në manipulimin e zgjedhjeve parlamentare 2016/2017, në favor të kryeministrit Edi Rama”, – shkruan Henze, ndërsa shton se ka dyshime se Balla është i përfshirë dhe në një audiopërgjim së bashku me Olsi Ramën. Henze ka folur për zgjedhjet në Shqipëri, të cilat, sipas tij, u mbajtën në mënyrë të jashtëligjshme, sa kohë që ishin anuluar me dekretin e lëshuar nga ana e Presidentit Meta. “Situata ligjore është e qartë. Me dekret kushtetues, Presidenti kishte ndaluar zgjedhjet dhe kishte caktuar një datë të re zgjedhjesh, më 13 tetor 2019. Ky dekret kishte fuqi juridike dhe mund të anulohej vetëm nga një gjykatë kushtetuese. Një gjykatë kushtetuese, një gjykatë supreme, një parlament demokratik dhe një administratë pa korrupsion nuk ekzistojnë në Shqipëri. Kjo urgjencë kushtetuese dhe legjislative u citua nga Presidenti i Republikës si arsye e shtyrjes së zgjedhjeve”, – shprehet Henze, ku më tej sqaron se çfarë po ndodh në atë që ai e quan absurditeti i Ramës. “Taulant Balla, i cili akuzohet nga media ndërkombëtare për krijimin e një shoqate kriminale me qëllim manipulimin e zgjedhjeve parlamentare nga Mafia, të dokumentuar me protokollet e përgjimeve të shërbimeve të inteligjencës, tani po komunikon se dekretet e presidentit të zgjedhur nuk janë interesante, dhe ato përbëjnë një shkelje kushtetuese (https://exit.al/en/2019/08/05/socialist-party-ignores-local-election-date-set-by-president-promises-elector-reform/). Është interesante të theksohet se një person me një prejardhje të tillë, i cili akuzohet se bashkëpunon me mafien, është akoma pjesë e partisë qeverisëse në Parlament dhe sekretar i përgjithshëm i partisë së Ramës, nuk është ende në arrest, por vazhdon aktivitetet e tij, duke justifikuar zgjedhjet e paligjshme dhe jo-demokratike siç ishin ato të mbajtura më 30 qershor 2019, në të cilat morën pjesë vetëm rreth 18% e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, lidhja me Perëndimin, bashkëpunimi me Lindjen po atomizohet nga një aleancë midis Edi Ramës (të cilin e quan dhe Mustafa) dhe Erdogan, dhe vizita e javës së kaluar nga Ministri turk i Brendshëm në Shqipëri është alarmante.Për të ardhmen e Shqipërisë duhet të jetë thelbësore në 7 javët e ardhshme: që për shkak të ngjarjeve në Shqipëri në 13 tetor 2019 do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale të cilat të jenë të ligjshme dhe demokratike, kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë shqiptarët, varet plotësisht prej tyre, një qeveri kalimtare, deri në zgjedhjet e reja, të zbatimit të unitetit kombëtar, qeveria e tanishme Rama duhet të japë dorëheqjen ose të shpërbëhet për shkak të urgjencës legjislative, sundimi i ligjit dhe demokracia duhet të rivendosen nga qeveria kalimtare. Të hiqet imuniteti i politikanëve si Balla, Rama dhe të tjerë që ka të ngjarë të jenë përgjegjës për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare 2016/2017 dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale të paligjshme 2019 dhe të kryhen hetime objektive”, përfundon shkrimi i Henze.

 

Henze: Taulant Balla, i cili akuzohet nga media ndërkombëtare për krijimin e një shoqate kriminale me qëllim manipulimin e zgjedhjeve parlamentare nga Mafia, të dokumentuar me protokollet e përgjimeve të shërbimeve të inteligjencës, tani po komunikon se dekretet e presidentit të zgjedhur nuk janë interesante, dhe ato përbëjnë një shkelje kushtetuese