Vasili: Kënaqësi që çështja çame është ngritur sot në këtë nivel

498
Zv.Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ishte i ftuar në Kongresin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Vasili fillimisht shprehu kënaqësinë për marrjen pjesë në këtë kongres, duke përcjellë për të pranishmit edhe përshëndetjen e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Gjithashtu, z. Vasili tha se ka qenë pikërisht Ilir Meta si Kryeministër ai që gati 15 vite më parë ngriti për të parën herë në Athinë çështjen çame, ndërsa sot kjo çështje ka marrë ndjeshmëri tepër të lartë. 
“Është kënaq që çështja çame sot është në këtë nivel, në rrugëtimin prej gati 15 vitesh, që kur Ilir Meta asokohe Kryeministër e ngriti për herë të parë si çështje në Athinë këtë gjë, dhe deri në ditët e sotme kur kjo marrë një ndjeshmëri tepër të lartë. Ne i urojmë me gjithë zemër suksese PDIU-së dhe njohim vështirësitë me të cilat përballet një parti në rrugën e saj të rritjes, pasi me të tilla vështirësi është përballur edhe LSI në fillimet e saj. Ne jemi të lumtur, dhe nuk jemi xhelozë që PDIU të ketë një sukses në skenën politike. PDIU përfaqëson një parti mike, e cila ka mbështetur shumë nisma e reforma, që nga ndarja e re administrativo-territoriale, deri te dekriminalizimi, etj.”, – deklaroi Vasili.
Sigal