BE, zyrë paralele në Shqipëri,shkak  zhgënjimi nga SPAK e Drejtësia e Re

122
Sigal

Përveç trafiqeve e pastrimit të parave, hetimit e BE do të verifikojnë 122 dosje hetimi që janë në proces, për vjedhje 2.3 miliardë Euro fonde e grande, që i ka dhënë shtetit e OJF-ve në 17 vitet e fundit për bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, ujësjellës, strehimin social, integrimin e komuniteteve rom- egjiptianë, turizmin, reformimin e administratës etj. 230 milion USD në 4 muaj dhe deklarata e avokatit: Mbi 8 zyrtar të lartë në 3 ministrikanë ardhur në zyrë, pasi ministri ka kërkuar burgosjen e tyre.

Përveç trafiqeve e pastrimit të parave, epiqendra e hetimit do jetë kjo:” Drejtësia e BE ka në proces 122 dosje hetimi, për vjedhje 2.3 miliardë Euro fonde e grande, që i ka dhënë shtetit e OJF-ve në 17 vitet e fundit për bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, ujësjellës, strehimin social, integrimin e komuniteteve rom- egjiptianë, turizmin, reformimin e administratës etj.

SPAK e di dhe ka prova, që vërtetojnë se “peshkaqenët” e politikës, të cilët kanë shqyer financat e pasuritë kombëtare, dhe komandojnë rrjetet mafioze e grupet kriminale në këto 30 vite, janë kryeministrat, presidentët, ministrat, deputetët, shefat e drejtësisë, kryepolicë e funksionarë të tjerë.

Por SPAK, për interesa apo frikë nuk po i prek, ndaj prej 3 vitesh e gjysmë, nuk po ngjitet te ata që janë në detyrë dhe as te ata që nuk janë në detyrë, megjithëse i ka dosjet në tavolinë, por aktron me arrestime sekretaresh, krye bashkiakë e drejtorësh periferik.

Edhe arrestimi i Vangjush Dakos, po serviret nga mediat e qeverisë, si goditje e SPAK në nivel të lartë të politikës, kur Dako nuk ka pasur asnjëherë post politik, por ka qenë kryebashkiak i zhytur në korrupsion dhe i lidhur me grupet mafioze, për të garantuar sundimin e tij e të PS në Durrës.

Prandaj, për shkak se SPAK nuk po godet në nivele të larta, përveç FBI-së që ka instaluar grupin special “Grushti i hekurt” brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit, BE ka vendosur të sjellë në Shqipëri, një skuadër prokurorësh specialë të EUROJUST, me mision hetimi pa afat.

Sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, prokurorët specialë të BE, do vendosen në Shqipëri brenda muajit shtator 2023, ku do hapin një zyrë të posaçme hetimi, për dosje individësh, grupesh kriminale e zyrtarësh të lartë shqiptarë.

Objekti i punës së tyre, është hetimi për korrupsionin, që kanë bërë zyrtarët shqiptarë me fondet dhe grandet e dhëna nga BE në vitet 2005-2022, por edhe dosjet me aktivitetet trafik droge, trafikim qeniesh njerëzore dhe pastrim parash, të ndërlidhur me grupe mafioze në vendet e BE.

Përveç trafiqeve e pastrimit të parave, epiqendra e hetimit do jetë kjo:- Drejtësia e BE ka në proces 122 dosje hetimi për vjedhjen e 2.3 miliardë Euro fonde dhe grande, që i ka dhënë shtetit shqiptar e OJF-ve në 17 vitet fundit për bujqësinë, arsimin, shëndetësinë, ujësjellës, strehimin social, integrimin e komuniteteve rom-egjiptianë, turizëm-kulturë, reformimin e administratës etj.

Hetimet e zyrës së prokurorëve specialë të BE, do jenë konfidenciale e të pavarura nga SPAK. Prokuroritë e Rretheve dhe agjencitë Anti- mafie të Shqipërisë, për shkak të humbjes së besimit, për shumë dosje që janë servirur nga EUROPOL e EUROJUST pas krijimit të SPAK.

Bëhet fjalë, për dosje me “fije” lidhëse zyrtare e familjare te deputetë, ministra, ish-ministra, kryepolicë e shefa të lartë drejtësie, të cilat SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë dhe “Taksë- Forca Anti-mafia” i kanë lënë pezull, i kanë zhdukur dhe madje i kanë dekonspiruar.

Rast konkret i mosveprimit të SPAK, është kallëzimi penal që Qeveria Gjermane dhe Zyra Anti-Mashtrim e Anti-Vjedhje e BE, kanë bërë kundër ministres së Bujqësisë dhe ish- Drejtoreshë e AZHBR, Frida Krifca, për zhdukjen e 132 milionë euro grande bujqësore-blegtorale

Të vetmin bashkëveprim, që zyra e prokurorët specialë të BE në Tiranë, do ketë me organet e drejtësisë shqiptare, kryesisht me SPAK, do jetë marrja e informacionit për ecurinë e hetimeve të dosjeve që ata kanë referuar dhe shkaqet e bllokimit të tyre.

Të drejtën për të vendosur zyrë speciale në Shqipëri, BE-s ia ka dhënë Aneksi Kushtetues i shtuar në kapitullin e krijimit të SPAK, ILD, KLGJ, KLP dhe dy komisioneve të Vettingut, në kuadër të reformës në Drejtësi, në të cilën BE është bashkë-hartues dhe bashkë financuese me SHBA.

Avullojnë paratë e tenderëve/ Entet publike kanë shkaktuar 23 miliardë lekë dëme në 4 muaj

 Qeveria shqiptare dhe institucionet publike janë ato që po shkatërrojnë buxhetin e shtetit dhe po rrënojnë ekonominë shqiptare.

Ata kanë nisur nga shkeljet dhe vjedhjet që në ditën e parë të këtij viti. Madje në raportin e publikuar sot Kontrolli i Lartë i Shtetit tregon se kanë bërë kërdinë, duke shkaktuar 23 miliardë lekë dëm ekonomik, që bien si barrë mbi qytetarët shqiptarë.

Nga këto KLSH raporton se 875 milionë lekë janë dëme ekonomike të shkaktuara dhe 22 miliardë lekë janë humbje nga keqmenaxhimi i fondeve publike.

Gjatë periudhës janar-prill 2023, janë dhënë 60 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit. Për total vlerën 2,311,028 mijë lekë. nga të cilat: dëmi ekonomik vlerësuar 87,583 mijë lekë. Dhe menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2,223,445 mijë lekë”,- thuhet në raportin e KLSH.

Ndërkaq theksohet se nga 875 milionë lekë dëme, 470 milionë janë shkaktuar nga paaftësia e Ujësjellës-Kanalizime Tiranë. Ndërsa 380 milionë lekë nga punime, që janë kryer shkel e shko dhe nuk janë monitoruar siç duhet.

Vlera prej 47,987 mijë lekë e konstatuar në subjektin Ujësjellës Kanalizime Tiranë SH.A. Për shkak të mos parashikimit nga palët, në kontratën e qirasë të detyrimit për sigurimin e pronës në rastet e rreziqeve të shkaktuara nga zjarri. Dhe vlera prej 38,051 mijë lekë e konstatuar përgjatë zbatimit të punimeve (si psh diferenca në volumin e punimeve. Zëra të paverifikueshëm punimesh, etj) në 5 subjekte”, përcakton KLSH.

Tenderët bëjnë kërdinë

Më tutje në raport evidentohet se përmes tenderëve institucionet publike po vjedhin më shumë. Konkretisht nga vlera 22 miliardë lekë, 99% të dëmit e kanë shkaktuar procedurat prokuruese. Ndërsa një dëm të madh ekonomik e kanë sjellë dhe paaftësia në menaxhim nga disa bashki në vend, ku kryeson Kamza me 6 miliardë lekë (të vjetra).

Gijotina.com ka denoncuar shpeshherë tenderët në shkelje ligjore që ka zhvilluar Rakip Suli që në fillim të këtij viti, deri në prag të fushatës elektorale.

Rreth 99% e vlerës në fushën e shpenzimeve, përbëhet nga shkeljet në “procedurat e prokurimit” dhe “zbatimin e punimeve”. Ndërsa rreth 90% e vlerës në fushën e të ardhurave përbëhet nga të ardhurat e munguara, që administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. Si pasojë e krijimit të debitorëve për moslikuidime të tarifave dhe taksave vendore. Më së shumti në Bashkitë: Kamëz (631,061 mijë lekë), Belsh (108,398 mijë lekë), Lezhë (402,195 mijë lekë) dhe Vau i Dejës (195,912 mijë lekë)”, përcaktohet në raport.

Këto të dhëna janë të frikshme në katër muaj, dhe na tregojnë se shifra e vjedhur do të rritet shpjet në muajt e ardhshëm. Kështu shohim qartë se ku shkojnë fondet, që duhet të investoheshin për qytetarët.