Dënimi i Emiljano Shullazit, reagon ambasadorja gjermane: Ja çfarë presim më tej nga drejtësia shqiptare

449
Sigal

Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Schütz ka reaguar lidhur me dënimin e dhënë dje me 14 vite burg për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij.

Ambasadorja thotë se e ka ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj tij dhe thekson që drejtësia shqiptare duhet të vazhdojë të veprojë në luftën kundër krimit të organizuar.

Po të njëjtin qëndrim ka mbajtur sot dhe ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reagimi i ambasadores:

Ambasadorja Schütz rreth vendimeve të Gjykatës për Krimet e Rënda në procesin ‚Shullazi‘:

E kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.