Bashkimi Europian dhuron 20 mijë teste për Shqiprinë

392
Sigal

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luiggi Soreca ka deklaruar se në vendin tonë do të mbërrijnë 20 mijë teste për COVID-19, ndërkohë që në vendin tonë janë regjistruar zyrtarisht 609 raste.

Ambasadori shprehet se donacioni në fjalë është nga Bashkimi Europian, ndërsa shpreson që sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta kundër këtij armiku.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca në Twitter.