Rama: Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin e tyre…

331
Sigal

Kryeministri Edi Rama është shprehur se bizneset që lejohet të hapen duhet të kenë në mjedisin e tyre vërtetimin nga e-albania dhe protokollin e sigurisë duke nisur nga 27 prilli.

Rama shkruan se do të ketë inspektime dhe sanksionime në bazë të aktit normativ.

Postimi i plotë:

“Kujtesë! Çdo biznes i lejuar për hapje duhet të disponojë në mjedisin përkatës vërtetimin nga www.e-albania.al dhe protokollin përkatës të sigurisë, duke filluar nga e hëna 27 prill! Task-forca ndërinstitucionale anticovid19 do të inspektojë dhe sanksionojë, në bazë të aktit normativ dhe të kodit penal çdo biznes që nuk do të ketë dokumentacionin përkatës, si edhe kushtet e përcaktuara nga protokolli”, shkruan Rama.