E rëndë në Kosovë/ Vdes gruaja shtatëzënë nga Covid-19, regjistrohen 16 viktima në total

502
Sigal

Autoritetet në Kosovë kanë raportuar se një grua shtatzënë nga komuna e Gjakovës, e lindur në vitin 1980, ndërroi jetë mëngjesin e së martës në Klinikën Infektive në Prishtinë.

E diagnostikuar me COVID-19, ajo po trajtohej që nga 15 prilli në këtë klinikë.

Vdekja e saj e çoi në 16 numrin e viktimave të koronavirusit në Kosovë.

Në Klinikën Infektive, aktualisht po trajtohen 55 pacientë të infektuar, nga të cilët sipas mjekëve 42 raste janë në gjendje të qëndrueshme, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe një është në gjendje të rëndë me ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Deri të hënën mbrëma në Kosovë janë konfirmuar 598 raste të të prekurve nga koronavirusi, ndërsa 123 janë shpallur të shëruar.