Bashkia e Vlorës rrit çmimin e ujit më shumë se dyfish

512
Sigal

Këshilli bashkiak i Vlorës, ka miratuar vetëm me votat e këshilltarëve të majtë rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Me këtë vendim,, rritja e çmimit ndryshoi nga 30 lekë/m3 në 70 lekë/m3. Projekt vendimi është kundërshtuar me forcë nga të djathtët, ndërsa këshilltari Atird Hoxha, e cilësoi totalisht abuziv vendimin. Ndërkohë për qytetarët rritja e çmimit mbetet një tjetër problem madhor.