Berisha takohet me kryeministrin e Maqedonisë, jepet lajmi për hekurudhën e re

561
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zev në forumin e Crans Montana. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë, se në takim është diskutuar për zhvillimin e dy vendeve si dhe për tenderin që ka hapur qeveria e Maqedonisë për ndërtimin e segmentit të hekurudhës që lidh dy vendet tona. Ish-kryeministri Berisha shkruan: Në Forumin e Crans Montana në një takim me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev duke diskutuar për zhvillimet në dy vendet tona. Shfrytëzova rastin të uroj kryeministrin për vendimet e tij të rëndësishme për vendin e tij dhe rajonin. Pata kënaqësi për njoftimin që kryeministri më dha për tenderin që qeveria e tij ka hapur për ndërtimin e segmentit të hekurudhës që lidh dy rrjetet tona hekurudhore. Takimi ishte i hapur! sb