Basha: Sali Berisha ishte i frikësuar sot

197
Sigal

Deputeti Lulzim Basha ka qëndruar 4 orë i mbyllur sot në zyrat që mban të uzurpuara në PD. Mësohet se gjatë gjithë kohës që Sali Berisha ka qenë në ambientet e Partisë Demokratike, Basha ka qëndruar i mbyllur në një sallë ku kishte improvizuar një mbledhje.

Ish-kryetari i PD nuk ka guxuar as të dalë në korridor. Vetëm kur është larguar Sali Berisha nga PD, Basha ka njoftuar mediat se do të dilte në konferencë për mediat.

Lulzim Basha deklaroi para gazetarëve se ish-kryeministri Sali Berisha ishte i frikësuar ditën e sotme.Basha tha se Berisha ka frikë nga Kuvendi i 18 Dhjetorit, ku PD do të ndahet nga e shkruara.

‘Sot pamë një njeri të frikësuar nga Kuvendi i 18 Dhjetorit, vetëm ai e ka frikë. Të gjithë demokratët presin Kuvendin që ti japë një përgjigje të qartë dhe të prerë të shkaurës. Berisha ëhstë i frikësuar po përpiqet të fshihet pas PD-së, ose siç bëri sot brenda PD-së’, tha Basha.