Deputeti Belind Këlliçi, ka denoncuar në Komisariatin Numër 1 të Tiranës bastisjen e zyrave të kreut të FRPD-së, si dhe kërcënimin me armë të të rinjve demokratë.
Gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së Rigels Muçollari ka denoncuar kërcënimin ndaj kryetarit të FRPD-së Kuçovë Ardit Bënja nga një numër holandez, pasi ishte përplasur verbalisht në ambientet e selisë së PD.
Këlliçi: Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi përgjegjës pasi janë të dy që kanë autoritetin për të dhënë urdhër për hyrë në zyrat e FRPD-së.
Gjatë konferencës time për shtyp para kamerave për të denoncuar bastisjen e zyrave, të rinjtë e FRPD janë afruar të shqetësuar se janë kërkcënuar nga persona të cilëtr nuk njiheshin dhe të armatosur
Kam kërkuar marrjen e kamerave të PD-së por fiksojeni këtë sepse ka mundësi që kamerat të jenë të fshira.
Muçollari: Kryetari i Kuçvës Ardit Bënja është kërcënuar nga një numër holandez pasi është përplasur verbalisht gjatë prezencës në ambientet e FRPD-së.
Thirrje Lulzim Bashës se nëse i preket një fije floku një anëtari të FRPD do mbajë përgjegjësi personale.
Këlliçi: Nëse një fije floku i preket një anëtari do bëjmë publike të gjitha faktet e drejtimit të PD në këto 8 vite nga ana e tij.
Është për të ardhur keq që është një i ri në moshë duket si një sovjetik.




















