Basha: Rikthehemi në tryezë, nëse Rama heq dorë nga kapja e gjyqësorit

445
TIRANË – Ndërsa drafti për reformën në drejtësi është drejt finalizimit, ekspertët e Partisë Demokratike nuk kanë ndërmend t’i kthehen tryezës së diskutimeve për t’i dhënë dorën e fundit këtij priojekti, nëse mazhoranca më parë nuk tërhiqet nga emërimet me shumicë të cilësuar në institucionet gjyqësore.
Këtë qëndrim e shprehu lideri i opozitës Lulzim Basha pas një takimi që mbajti në selinë blu me ekspertët e djathtë. Basha tha diskutimet u futën në ngërç pasi ekspertët e mazhorancës vendosën të zhbëjnë kompromisin e arritur me ekspertët e huaj për të zgjedhur gjyqtarët me 94 vota, dhe jo me 3/5 që shumica politike i disponon.
“Të shtunën në dark me insistimin e ekspertëve tanë pati rakordim nga të gjithë ekspertët për të reflektuar për rekomandimin e Komisionit të Venecias që pamundëson kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika. Neni përcakton se emërimet në institucionet e ardhshme nuk duhet të merren nga një shumicë politike. Ekspertët tanë bënë propozimet përkatëse dhe me ndihmën e ekspertëve të huaj u arrit kompromisi. Dhe pas kësaj ekspertët e Edi Ramës u tërhoqën për tu konsultuar me Ramën, të nesërmen me rikthimin e ekspertëve ishte e qartë se vullneti i Ramës ishte kapja e drejtësisë jo reforma. U zhbë formula e kompromisit së shtunës dhe me kokëfortësi u insistua me shumicën me në 3/5 që disponohet nga Rama-Meta.
1 vit sorollatje dhe tallje nga Rama me opinionin publik dhe faktorin ndërkombëtar, më në fund dje Rama e hoqi maskën. Wshtë ai që nuk e do reformën në drejtësi, institucione të reformaura, Rama ka planin e kapjes politike të drejtësisë, që siç ka bërë deri më sot të diktojë si prokuror dhe gjyqtar siç ka bërë deri tani, që deputetët e tij të shkojnë në shtëpi dhe qytetarët të rrinë në qeli.
Rekomandimet e Venecias udhërrëfyes i vetëm i reformës në drejtësi.
As qeveria Rama-Meta, as qeveria e nesërme e demokratëve të mos kenë mundësi të diktojnë gjyqtarët. Ky është vullneti ynë, të mos lejojmë kapjen politike.
Betejë pa kthim deri në fitoren e saj në emër të barazisë para ligjit.
Nuk ka drafte paralele, ka përpjekje të Ramës për të diktuar versionin e tij të kapjes së drejtësisë. E vetmja mënyrë rikthimi është që Rama të frenohet, ne nuk do të vazhdojmë ballon me maska me Ramën”, – u shpreh Basha.
Sigal