Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, Tritan Shehu: Rama hesht, Rilindja veprime absurde në politikën e jashtme

224
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama hesht tani që Greqia zgjeron ujërat territoriale në detin Jon. Sipas Shehut, veprimet absurde të qeverisë shqiptare i kane sjelle vendit tone dëme të pa llogaritshme në procesin e integrimit.

“Janë këto pasojat e një politike të tillë kokëposhtë të kësaj Rilindje prej periudhës në opozite të saj, që sot e kanë komplikuar dhe e komplikojnë shumë gjendjen në Rajon, pozicionin tone, duke vështirësuar zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të hapura, duke na handikapuar në rol”, shkruan Shehu në rjetet sociale.

Postimi i Tritan Shehut

Rama hesht tashti që Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale në 12 milje ne Detin Jon!

Qe ne fillim dua te theksoj se ne parim është e drejta e Greqisë të bëjë përpjekje të tilla.

Çështja qëndron te Rama, i cili dje anatemoi deri sa e rrezoi Marrëveshjen e vitit 2009, me e mira e mundshme e realizuar e me distance 6 milje, me tej pengoi dërgimin në Hagë në mirëkuptim të të dy palëve të çështjes kur dhe Greqia në atë periudhe nuk e kundërshtonte, duke kaluar nga shkatërrimi aventuresk i marrëdhënieve strategjike me atë vend, në humbje të plotë dinjiteti me “këngë e valle”.

Janë pikërisht këto veprime absurde e të qëllimshme rilindase në politikën e jashtme e Rajonale, që i kanë sjellë vendit tonë dëme të pa llogaritshme në marrëdhëniet e pozicionin tone, ne procesin tone te integrimit e humbjen e rolit per stabilitetin e Rajonit, rol qe tashme i ka kaluar Vucic.

Janë këto pasojat e një politike të tillë kokeposhte të kësaj Rilindje prej periudhës në opozite të saj, që sot e kanë komplikuar dhe e komplikojnë shumë gjendjen në Rajon, pozicionin tone, duke vështirësuar zgjidhjen përfundimtare të çështjeve të hapura, duke na handikapuar në rol.

Kjo Qeveri ne “ikje” përgjegjëse direket për çfarë “gatoi”, tashmë nuk ka as tagrin, as te drejtën morale, politike a legale të negocioje për të tilla çështje, që përfundimisht do të gjejnë zgjidhje me Qeverinë e re demokratike, nen një frymë bashkëpunimi e përgjegjshmërie te thelle, qe do te forcoje stabilitetin e Rajonit e do te vendose përsëri vendin tonë ne pozicionin e domosdoshëm për këtë.