20-vjetori i FASH, Rama: Nuk krijon luftë politike, kapitull i ri

431
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Fondin Amerikano-Shqiptare me rastin e 20-vjetorit të veprimtarisë së tij në vendin tonë. Pasi i ka cilësuar marrëdhëniet me SHBA si më të mira se kurrë, Rama vlerësoi rolin e madhe të Fondit Amerikano-Shqiptar në vendin tonë për çeljen e një kapitulli të ri në partneritetin mes qeverisë dhe burimeve të tjera kapitalesh apo ekspertë vendas e të huaj, ndërsa shtoi se merita kryesore e tij është modeli që krijoi për sipërmarrjet e reja.
“Në Shqipëri fondi amerikan u bë dëshmitar se në Shqipëri mund të investohet në mënyrë të guximshme, transparente dhe të suksesshme dhe kështu besoj se përtej të gjitha meritave që fondi i rezervon vetvetes apo atyre që e drejtojnë, merita kryesore e fondit është modeli që ai ka krijuar si një pikë referimi për ata që kanë nevoje të inkurajohen në sipërmarrje. Përgjatë 20 viteve fondi është krijuesi i tërësisë më të madhe të partneritetit mes qeverisë dhe burime të tjera kapitalesh apo ekspertë vendas e të huaj. Nuk ka një organizatë tjetër në Shqipëri që të ketë larminë që ka fondi.
Në 20 vite, e nisi me një kapital 30 mln dollarë dhe gjeneroi 300 mln dollarë, duke u bërë fondi më i suksesshëm nga të gjitha simotrat e veta. Ka investuar në më shumë se 40 sipërmarrje në Shqipëri, ka krijuar mbi 7 mijë vend e pune, ka kontribuar në prodhimin e brendshëm kombëtar me 2 mld dollarë , ka tërhequr investime të huaja direkte për Shqipërinë ne 300 mln dollarë, ka hapur shtigje dhe krijuar kushte që edhe të tjerë të shohin përtej këtyre shtigjeve të hapura”, tha Rama.
Sigal