Arrestohen 4 persona në Durrës, policia u sekuestron 35 kg kanabis në makinë

267
Katër persona u arrestuan në flagrancë nga policia me 35 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa në makinë. Në kuadër të operacionit të koduar “Stafeta”, blutë e qytetit të Durrësit vunë në pranga, Sajmir Koçi 26 vjeç, Arben Ziri 38 vjeç, Blerim Çela 30 vjeç dhe Altin Çangu 37 vjeç.  Ata u kapën gjatë ditës së djeshme në vendin e quajtur “Ura e Gjoles” në Fushë-Krujë, pasi gjatë kontrollit makinës ku udhëtonin Blerim Çela dhe Sajmir Koçi, u gjet sasia e lëndës narkotike. 
Ky mjet shoqërohej nga një tjetër makinë tip Pezho, me targë italiane ku udhëtonin Arben Ziri dhe Altin Çangu. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 35 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, mjeti tip Renault Clio me targë TR 1658 H, si edhe mjeti tip Pezho me targë italiane DJ 786 WA. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.
Sigal