Ambasadori i Britanisë, Norman/ Kandidatët për deputetë të mos jenë përfshirë apo të kenë lidhje në krim të organizuar ose korrupsion

29
Sigal

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, përmes një postimi në Twitter ka lëshuar një mesazh për klasën politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Ai kërkon që kandidatët në zgjedhje të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, por edhe të mos kenë lidhje me njerëz të përfshirë në to. Mesazhi i tij vjen pas mesazheve të përsëritura nga ambasadorja Yuri Kim për politikën shqiptare. Mesazhi i Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman: Afati i fundit për të paraqitur listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Prillit po afrohet shpejt. Palët duhet të sigurojnë që kandidatët që duan të përfaqësojnë njerëzit të mos jenë të përfshirë në krim të organizuar ose korrupsion, apo të kenë lidhje të drejtpërdrejt me ata që janë.