Lideri i ri i Katalonjas: Ndarje me Spanjën, brenda 18 muajve

449
Udhëheqësi i ri i qeverisë së rajonit të Katalonjas së Spanjë u zotua se do të vijojë planet e parardhësit të tij Arturo Mas për ndarjen e rajonit nga pjesa tjetër e vendit brenda 18 muajve.
Deklaratën Carles Puigdemont e bëri gjatë fjalës së tij në asamblenë rajonale para rezultatit të votimit që e konfirmi në krye me 70 vota pro dhe 63 kunder. Të shtunën Mas tërhoqi kandidaturën e tij për presidencën rajonale për shkak se emërimi i tij çoi në mosmarrëveshje ndërmjet partive.
“Ka shumë mbështetës të pavarësisë, vërtetë, anjëherë nuk kanë qenë më shumë se kaq, madje tani ka më shumë se 20 vite më parë. Por në këtë fazë, për të fituar legjitimitet të përgjithshëm demokratik, ne kemi nevojë për më shumë përkrahës dhe bëj thirrje të gjithëve për mbështetje“.
Por nga ana tjetër kryemisnitri i venditMariano Rajoy është zotuar se do të luftojë planet e mas dhe pasardhësit të tij, duke thënë se do të bëjë gjithcka për të ruajtur bashkimin kombëtar. Ai u shpreh se qeveria nuk do të lejojë as edhe një akt të vetëm që mund të dëmtojnë unitetin dhe sovranitetin e Spanjës.
Kryeministri spanjoll – pozita e të cilit është e paqartë pas zgjedhjeve të dhjetorit – ka insistuar më shumë se kushdo tjetër në unitetin e vendit dhe kërkon që qeveria e ardhshme të ketë “një bazë të mjaftueshme parlamentare, stabilitetiin dhe kapacitetin për të përballuar sfidën separatiste”.
Në nëntor, parlamenti i Katalonjës votoi pro nisjes së procesit të shkëputjes – një lëvizje e deklaruar antikushtetuese nga Partia konservatore popullore e kryeminsitrit Rahoi. Katalonja është një rajon shumë i industrializuar dhe i populluar në veri-lindje të Spanjës me rreth një të pestën e prodhimit ekonomik të vendit.
Sigal