Basha-Ramës: Koston e konfliktit do ta mbash ti! Nëse mendon se do marrësh garanci për kokën tënde, po ta them prerë se…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon sërish për votimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese nga mazhoranca, duke paralajmëruar konflikt politik, koston e të cilit, sipas tij, do ta mbajë kryeministri Edi Rama.

“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij.

NOA

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale.