Itali/ Shkatërrohet banda që çonte droge nga Shqipëria

239
Sigal

Drejtoria e Qarkut Antimafia e Leçes.ka ekzekutuar 9 urdhër ndalimi për disa persona të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Puglias.

5 prej tyre janë arrestuar dhe 4 janë lënë në detyrim paraqitje. Hetimet e nisura në vitin 2017, ka zbuluar një organizatë kriminale që trafikonte qindra kilogram drogë nga territoret e Shqipërisë.

Në dritën e provave të mbledhura, DDA e Leçes dhe Zëvendës Prokurorit – Dr Giovanna Cannarile ekzekutuan urdhërat e ndalimit për anëtarët e grupit kriminal.

Organizata kriminale e përbërë nga 24 persona në total që 15 prej tyre ishin arrestuar disa kohë më para kanë trafikuar ne drejtim të Italisë 3.750 kg.  marijuanë, 50 kg. hashash, mbi 1 kg. kokainë, 1 kg. Heroinë.

Rezultatet e operacionit u bënë të mundur falë punës së bërë mes të Komandave të Territorit dhe Departamentit të Operacionit Bari Ajror dhe Detar dhe bashkëpunimit me Autoritetet e Policisë Shqiptare, përmes Njësisë Kufitare Detare Guardia di Finanza të dhomë në Durrës.