Basha: Qeveria ka 3 muaj që mashtron

464
Sigal

 “Për herë të parë prej më shumë se një dekade Shqipëria dhe ekonomia e saj nuk konsiderohen më si destinacion tërheqës dhe nxitës për investimet e huaja”, kështu deklaroi Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili, ndër të tjera, theksoi se raporti i S&P është një alarm dhe një lajm të keq për ekonominë dhe investitorët e huaj që operojnë në Shqipëri. “Në vigjilje të festës së rinisë Shqipëria nuk morri dhuratë por një shuplakë. Një nga Kardinalët e kredibilitetit financiar S&P e uli vlerësimin nga B+ në B. Ky është një lajm i keq për të gjithë shqiptarët, për ekonominë, sipërmarrjen, investitorët e huaj  etj. Rritja e borxhit në 2013 po sjell është një parashikueshmëri negative për 2014. Taksat e shqiptarëve në vend që të përdoren për investime do të shkojnë për të larë borxhin. Nuk janë parashikuar investime, rritje rrogash apo pensionesh. Viti 2014 do të jetë viti zero i rritjes së rrogave dhe investimeve. Premtimi për “Rilindje” është zeroja. Kryeministri dhe qeveria e tij braktisën në bllok premtimet me të cilat i morën votën shqiptarëve. Premtimi i legalizimit pa para ka dalë një mashtrim i madh. Nuk ka dhe nuk do të ketë ulje të borxhit, shërbim shëndetësor falas, ulje taksash, punësim masiv, rend brenda 100 ditëve e plot premtime të tjera që frynë tullumbacen e Rilindjes. Ne nuk do të lejojmë që Rama dhe të tijët t’i fshehin të vërtetat nëpërmjet shfaqjeve televizive, e vetmja fushë ku kanë shënuar arritje”, përfundoi fjalën e tij Basha.