Basha në pukë: Rama ka pesëfishuar sipërfaqen për kultivimin e drogës, ai ka kriminalizuar shtetin shqiptar

462
Sigal

Gazeta Telegraf/ 


Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike,  dëgjoi dhe
bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike në Pukë. Puka
është një ndër zonat që ka vuajtur më së shumti keqqeverisjen e Edi Ramës, mos
mbajtjen e premtimeve, papunësinë në rritje dhe për pasojë emigrimin. Edi Rama
në tre vite, theksoi zoti Basha është faktuar si njeriu që e do pushtetin për
vete dhe një grup miqsh të tij, duke u lënë si alternativë qytetarëve drogën
dhe emigrimin.


“Për fatin e keq të Shqipërisë është provuar se Edi Rama, ky
koalicion qeveritar prej ditës së parë e deri tani që po i vjen mbyllja e
mandatit ka menduar vetëm për veten e vet, vetëm për xhepat e vet, vetëm për
pasurimin e vet, vetëm për pushtetin e vet. Sepse një qeveri që erdhi me
premtimin për 300 mijë vende pune dhe çoi 100 mijë shqiptarë refugjatë; Një
Kryeministër që premtoi shëndetësi falas dhe e futi në gjendjen më mesjetare,
më të zezë, më të vobektë, më të korruptuar që ka parë shëndetësia në këto 26
vite; Një Kryeministër që premtoi rend dhe siguri dhe që shumëfishoi krimin,
drogën, vrasjet, nuk është në gjendje të tregojë një punë konkrete që i vlen
qytetarëve, por që i tregohen me gisht me dhjetëra afera korruptive është
varrmihëse e shpresës”.


Në Pukë ka me qindra hektarë tokë të mbjellur me kanabis nën
mbrojtjen e policisë dhe pushtetarëve vendorë, theksuan qytetarët. Në 17% të
territorit është 5- fishuar kultivimi i kanabisit në një vit. Nga 44.7 hektarë
vitin e kaluar në 213.7 hektarë këtë vit, theksoi zoti Basha duke shtuar se kjo
është vepër e Al Kaponeve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e
drogës, është alternativa e Edi Ramës.


“Edi Rama llomotit për orë të tëra por nuk thotë  asgjë për
krimin që mori pesë jetë njerëzish në dy ditë ndërkohë që ai rrihte gjoksin.
Ministrit të tij i ishte trashur gjuha se iu kapën 21 tonë drogë. 21 tonë drogë
janë akuza me fakte, për kriminalizimin që Edi Rama i ka bërë shtetit shqiptar. 
Është prova se demokratët, Partia Demokratike po thonin dhe thonë të vërtetën,
që sipërfaqja e kultivimit është shumëfishuar dhe shtrihet anembanë Shqipërisë,
si përgjigja e zezë, si alternativa e vetme që Edi Rama u lë fukarenjve që
punojnë si skllevër sepse përfitimet i marrin një grusht njerëzish”.