Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaron se mazhoranca e ka gënjyer ambasadorin Luigi Soreca në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.
“Dje Soreka deklaronte në Euroneës Albania se sot do te mblidhej Keshilli Politik i Reformes Zgjedhore. Ne fakt mblidhej Komisioni i Reformes Zgjedhore, por Rilindja genjeu dhe u perpoq ta shiste ndryshe per te krijuar konfuzion”,– shkruan Vasili në Facebook.
Vetë ambasadori deklaroi sot se “thelbësore është që Këshilli Politik të rifillojë punën ndër-partiake në Reformën Zgjedhore, edhe në kohë të vështira si COVID-19.
Thelbësore që reforma mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushet sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli Europian”
Ja si e genjyen Ambasadorin Soreka,Gjiknuri me shoke.(VIDEO).Dje Soreka deklaronte në Euronews Albania se sot do te mblidhej Keshilli Politik i Reformes Zgjedhore.Ne fakt mblidhej Komisioni i Reformes Zgjedhore, por Rilindja genjeu dhe u perpoq ta shiste ndryshe per te krijuar konfuzion.
Gepostet von Petrit Vasili am Mittwoch, 6. Mai 2020



















