“Freedom House”: Socialistët kanë ndërprerë reformat zgjedhore, shtypur median dhe vazhdojnë me planet për të shkarkuar presidentin

395
Sigal

“Freedom House”

Demokracia në Shqipëri është përkeqësuar thotë “Freedom House” në raportin më të fundit për demokracinë në vendet në tranzicion. Në total janë 29 shtete, kryesisht të Europës qendrore dhe lindore si dhe të Azisë qendrore, të gjitha vende të dala nga diktatura të stërgjatura. Shqipëria shënon rënie në indikatorin e përgjithshëm të “Freedom House” për demokracinë, duke prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2013.

Raporti i Freedom House për Shqipërinë jep të dhëna tronditëse për abuzimet e pushtetit ndaj demokracisë. Dokumenti vjetor për zhvillimet në vend thotë se qeveria e PS ka ndërprerë reformat zgjedhore, po shtyp median e lirë dhe vijon me marrjen e pushteteve duke kërkuar shkarkimin e presidentit.
“Në vitin 2019, opozita në 4 nga 29 vendet (Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi dhe Serbia) e bojkotuan parlamentin, ndërsa një bojkot i shkurtër parlamentar u zhvillua në një vend të pestë, Gjerogjia, në fillim të vitit 2020. Kushtet themelore për këto bojkote mund të vërehen më gjerësisht, pasi partitë në pushtet ndërmorën hapa për të margjinalizuar opozitën. Rënia e parlamentit shtrihet më larg sesa thjesht degradimi i lehtë që mund të shkaktojë bojkoti: në një numër vendesh, ligjvënësit gjithnjë e më të irrituar ende ulen në opozitë ndërsa bërja dhe shkelja e rregullave nga supermazhorancat aspak tolerante degradojnë idealin parlamentar.Image
Në Shqipëri, ligjvënësit e opozitës pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017 dhe 2018 duke dhënë dorëheqjen në bllok në shkurt 2019. Ata kërkuan zgjedhje të reja pasi një hetim zbuloi se Partia Socialiste në pushtet kishte përfshirë ndihmën e rrjeteve të krimit të organizuar në votimet e vitit 2017 që e solli atë në pushtet. Plot këmbëngulje, Socialistët kanë ndërprerë reformat zgjedhore ndërsa po punojnë për të shtypur median e vendit dhe duke vazhduar me planet për të shkarkuar presidentin. Nga ana e tyre, ish-ligjvënësit kanë ndërmarrë politikën e dhunshme në rrugë që nga heqja dorë nga parlamenti”,- thuhet në raportin e Freedom House.