Basha me bizneset në Korçë: Masat që do të marr ditën e parë në pushtet (VIDEO)

51

Nga Korça, kreu i PD-së, Lulzim  Basha, ka prezantuar 3 masat që do të marrë që ditën e parë kur të vijë në pushtet. Sipas tij, hapi i parë që do të ndërmarrë do të jetë heqja e inspektorëve të terrenit, të cilët sipas tij terrorizojnë bizneset. “Së pari do të çlirojmë biznesin nga ankthi, nga klima e tmerrshme e biznesit për shkak të terrorit qeveritar dhe administratës duke futur në karantinë inspektoriatet. Një vit karantinë për inspektoriatet, Në mënyrë që këta njerëz mos përballen me inspektorët që vijnë për xhepat e tyre dhe të pushtetarëve. Së dyti do të vendosim një sistem taksash konkurrues për rajonin. Për biznesin e vogël do të ketë një taksë, 0.5% e xhiros vjetore. Çdo taksë tjetër do të zhduket. Së treti për biznesin e madh do të vendosim taksën e sheshtë 9%, e cila do ta synojë më shumë para për investime dhe hapje vende pune”.