Skandali i FSDKSH-së: Në 7 vite, 10 drejtorë me 69 milionë euro vjedhje, 9 prejt tyre të kallëzuar për ndjekje penale

511
Sigal

 

Skema e kryeministrit Rama, për zhdukjen e gjurmëve të korrupsionit qeveritar është kjo: – “Ku vidhet më shumë, duhet të qarkullojnë sa më shumë hajdutë”, zbatuar me 235 drejtorë “Rilindës e G-99”, duke i hequr e çuar nëpër institucione e shërbime publike, ku provë janë drejtorët tatimeve, doganave e kadastrave në Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, ndërsa drejtor-rekord është Gent Gazheli me 9 poste. Fondi i Kujdesit Shëndetësor, ose siç quhet ndryshe “banka e ilaçeve”, është e vetmja drejtori qendrore, që në 7 vite pushtet “Rilindje” ka ndërruar 10 drejtorë, 17 nëndrejtorë, 15 drejtorë ekonomikë e 11 shefa finance. Nga 2 raporte të KLSH-së të vitit 2015 e 2019 dhe 5 audite të brendshme që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, kanë rezultuar 69 milionë Euro vjedhje në fondet e ilaçeve, nga të 9 drejtorët e FSDKSH-së, të cilat janë kallëzuar për ndjekje penale. Në sirtarët e prokurorisë, janë 17 kallëzime penale për 8 drejtorë dhe 52 zyrtarë të lartë të FSDKSH-së, të cilët kanë udhëruar, lejuar dhe firmosur vjedhjen direkte në fondin e ilaçeve; pa llogaritur 700 mijë Euro, të zhvatura në formë shpërblimesh vjetore. FSDKSH e ilaçeve, si “depo” miliardash, është vendi i lakmuar, të cilin, kryeministri Rama dhe 2 ministrat i Shëndetësisë, Beqja e Manastirliu, ia kanë besuar vetëm drejtorëve që dinë të menaxhojnë pazaret dhe të heshtin. Drejtore e ilaçeve, ka qenë 4 muaj dhe ministrja e Financave, Anila Denaj, e cila u çua nga Rama, për të firmosur 13 milionë Euro ilaçe skarco, sikur gjoja ishin shpërndarë falas, me skemën e rimbursimit; fakt që u zbulua nga KLSH dhe dosja gjendet stok në prokurori. Ministrja Denaj, zëvendësoi në këtë detyrë, ish-drejtorin Eduard Ahmeti, shkarkuar për 21 milionë Euro korrupsion me fondin e ilaçeve të spitaleve; por pas deklaratës se “kishte marrë udhër nga ministri Ilir Beqja”, kryeministri e emëroi drejtor të projekteve në ministrinë e Infrastrukturë-Energjetikës. Ky zëvendësoi Erion Manohasën drejtorin që u kap me falsifikime dosjesh financare të rimbursimit në vlerën 4.8 milionë Euro e në muajin prill 2017 i çoi në ndjekje penale; por prokurori Petrit Fusha i pastroi dosjen, ndërsa babloku e emëroi shef të projektesh në INSTAT. Zinxhiri i drejtorëve që caktohen vetëm për firmosje letrash të milionave që duhen justifikuar me dosje financiare, vazhdoi me Adela Xhemalin, e cila pas zbatoi urdhrin për të hedhur firmat në 15 milionë Euro letra shpenzimesh, në muajin maj 2019 u shkarkua për gjoja paaftësi dhe u çua në ministrinë e Ekonomisë. Pas dakordësisë me bablokun, ministrja Ogerta Manstirliu vendosi ta kishte vetë nën kontorll personal FSDKSH-në; dhe emëroi drejtore mikeshën e saj, Rudina Degjonaj, e cila firmosi 26 milionë Euro fonde ilaçesh, nga të cilat 8 milionë Euro janë “letra fiktive” për ilaçet “Covid”. Ky fakt, ka shërbyer si shkak, që të futet në lojë Ëngjëll Agaçi, prej 1 viti pjesë ilegale e aferave të ilaçeve, në rolin e ndërmjetësit në pazaret e tenderëve” në ministri dhe në drejtoritë e spitaleve, me fuqinë që i jep lidhja me bablokun. Në datën 8 shtator 2020, Agaçi detyroi mikeshën e Manastirliut të jepte dorëheqjen; dhe në vend të saj, emëroi këshilltaren e tij kryeministrore, Elisa Bërziu, ose “topolaken”, siç e përkëdhel Agaçi kur shkojnë bashkë me udhëtime në Itali. Kujtojmë, se në periudhën tetor 2013-dhjetor 2015, drejtorë të ilaçeve, kanë qenë Astrit Beci e Milva Ikonomi, “punët” e të cilëve i komandonte Ilir Beqja; i cili i vazhdoi me drejtorë të tjerë, që çoheshin sa për të firmosur letra miliardashe dhe shkarkoheshin e tranferoheshin. Prej 1 muaji në detyrë edhe drejtorja që vendosi Ëngjëll Agaçi, kanë filluar t’i dalin zullumet që ka nisur me fondet e ilaçeve, por deri tani vetëm me shoferin e saj zyrtar. /“Pamfleti”

 

Fondi i Kujdesit Shëndetësor, ose siç quhet ndryshe “banka e ilaçeve”, në 7 vite pushtet “Rilindje” ka ndërruar 10 drejtorë, 17 nëndrejtorë. Nga 2 raporte të KLSH-së të vitit 2015 e 2019 kanë rezultuar 69 milionë Euro vjedhje në fondet e ilaçeve