Lagështia në rrugë, shkak për tre aksidente në një ditë

349
Sigal

Tre aksidente kanë ndodhur në Tiranë, Rrogozhinë dhe në Sarandë, ku si pasojë një person ka humbur jetën. Në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin një 50-vjeçar i cili po udhëtonte me motor u përplas për vdekje nga një drejtues automjete. Më herët në orët e para të mëngjesit dy makina u përplasën kokë më kokë në zonën e Porcelanit në Tiranë dhe njëra përfundoi e përmbysur në rrugë. Në aksin Gjirokastër-Sarandë 4 automjete kanë dalë nga rruga në zonën e Muzinës. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë lagështia në rrugë.