Basha: Më 16 mars, protestë e madhe kombëtare për rrëzimin e Ramës

507
Sigal

 

Pas mbledhjesh së kolegjit të kryetarëve të PD-së, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, zbulon edhe strategjinë e opozitës së bashkuar. Basha tha se, me 16 mars do të organizohet një protestë kombëtare.

‘Në datën 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë. Në këtë protestë do të ketë bashkim dhe zemërim qytetar ndaj reagimit të papërgjegjshëm të kësaj klike kriminale. Akti që kemi marrë ne është pa kthim për opozitën, por është pa kthim edhe për Edi Ramën, siç e zbuluan edhe gazetarët investigativ italianë që Rama ka ndërmend të blejë zgjedhjet prap.

Narko mafia po përgatitet për të blerë zgjedhjet e ardhshme, por opozita dhe qytetarët do të marrë të gjitha masat, protestë pas proteste’, deklaroi ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.