Zbulohet marrëveshja Rama- Erdogan, gjuha turke në shkollat shqiptare!

408
Sigal

Një vendim i miratuar nga Këshilli i Ministrave më 24 shkurt 2021 dhe botuar në Fletoren Zyrtare më 2 mars parashikon që në sistemin arsimor shqiptar të hyjë dhe mësimi i gjuhës turke.

Marrëveshja e firmosur nga ministritë përkatëse të arsimit, gjithashtu planifikon që në bashkëpunim me shtetin turk të rishikohen tekstet shkollore. Kjo do të thotë se në shkollat tona do të futet lënë shtesë gjuha turke, si lëndë me zgjedhje të lirë, por edhe rishikim të teksteve të historisë ku flitet për dy vendet.

Sistemi arsimor shqiptar lejon futjen si lëndë me zgjedhje të gjuhëve anglisht, frëngjisht, spanjisht, si dhe greqisht për zonat e minoritetit grek. Ndërsa futja e gjuhës turke duket si pjesë e marrëveshjeve personale që Edi Rama ka me presidentin turk Erdogan dhe dëshmon rritje të ndikimit të Turqisë në Shqipëri.