Basha mbledh aleatët në selinë blu 1 ditë para protestës, çfarë do të vendoset

542
Kryetari i PD-së Lulzim Basja do të mbledhë në orën 12:00 aleatët në selinë blu, raporton ‘Fax News’. Ende nuk dihet detajet e kërtij takimi por në fokus të tij do të jetë protesta e nesërme.

Opozita ka bërë edhe shkresë zyrtare në policinë e Tiranës ku ka marrë leje për një protestë 4 orëshe e cila do të nisë në orën 12:00.
Ndërkohë është zbuluar dhe plani i masave që do të merret nga ana e Policisë së Shetit dhe asaj të Tiranës.
Sipas asaj që thotë Policia në terren do të angazohen rreth 1500 policë, ndërsa protesta pritet që të zgjasë për katër orë.
Mes forcave të policisë së angazhuar do të jenë FNSH, Forcat e Rendit dhe ato operacionale. Gjithashtu, në terren do të ketë edhe agjentë civil dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).
Po ashtu masa janë marrë dhe në bllokimin e rrugëve. Ndalimi i qarkullimit do të nisë që në orët e para të mëngjesit dhe deri në përfundimin e protestës.
Kështu, në të gjitha rrugët që të çojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” nuk do lejohet qarkullimi i automjeteve përveç mjeteve të transportit publik.
Ndërsa sa i takon automjeteve me të cilët do vijnë protestuesit nga rrethet, bëhet e ditur se nuk do lejohet hyrja e tyra në Tiranë.
Mjetet që vijnë nga jugu dhe veriu do ndalohen te pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa ata të juglindjes, te stacioni i autobusëve pranë Fakultetit Ekonomik te “Rruga e Elbasanit”.
Sigal