Basha: Kriza e Covid-19 nxori lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës

309
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter shprehet se Koronavirusi thjesht i dha goditjen e fundit krizës së shkaktuar nga keqqeverisja e 7 viteve të fundit.

Sipas Bashës, kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij.

“Për 7 vjet me radhë, RAMAVIRUSI e ka gërryer ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve. CORONAVIRUSI vetëm sa i dha goditjen e fundit ekonomisë. Kriza nxorri lakuriq makutërinë, mashtrimet dhe gjithë dështimet e Ramës dhe qeverisë së tij të pakicës kundër shqiptarëve”, shkruan Basha në postimin e tij në Twitter.