Bursat europiane të pasigurta për ndikimin e ardhshëm të heqjes së kufizimit

Tregjet europiane përfunduan sot në rend të shpërndarë, me investitorët ende të pasigurtë për shkak të mundësisë së një rikthimi të krizës shëndetësore.

Indeksi FTSE-100 i Bursës së Londrës fitoi 0,93%.

Sigal

Në vendet e tjera europiane, Paris u mbyll me – 0,39%, Frankfurti me -0,05%, Madridi dhe Milano me përkatësisht +1,36% dhe 1,02%.

“Duket se është tepër herët të thuhet nëse do të ketë një valë të dytë brutale të rasteve me COVID-19 ose thjesht një rifillim të lehtë të infektimeve të reja”, thonë ekspertët.

Sipas specialistëve, statistika kryesore e ditës, përkatësisht shifra e inflacionit në SHBA dhe aspekti i saj i deflacionist, ishin ato që ndikuan në seancë dhe tregojnë se kriza është jashtëzakonisht e thellë.