Basha ka një premtim për studentët: Do rrëzoj ligjin e arsimit

483
Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha ka patur një takim me një grup studentësh ditën e sotme nga çadra e protestës së opozitës. Basha është shprehur i vendosur për rrëzimin e “republikës së krimit” që sipas tij e ka zhytur Shqipërinë në drogë dhe krim e tashmë po bëhen gati për të kapur zgjedhjet e ardhshme. Ai u ka premtuar studentëve anulim të Ligjit për Arsimin e Lartë, ulje të tarifave studentor dhe punësim për të rinjtë. Fjala e Bashës: Qeveria teknike është vetëm stacioni i parë. Së bashku po hedhim themelet e një Shqipërie tjetër e cila nuk do ketë asgjë të përbashkët me republikën që do përmbysim. Republikën ku një grusht politikanësh kanë shtënë në dorë çdo pasuri dhe pasi e kanë zhytur Shqipërinë në drogë dhe krim po bëhen gati të kapin zgjedhjet e ardhshme. Kush ka nostalgji për republikën që do shembim, ta dinë se ne nuk do ndalemi derisa ta shembim. Mos besoni asnjë që ju thotë ndryshe, nuk ka europian apo amerikan që respekton veten e tij dhe t’ju thotë shqiptarëve pranoni republikën e krimit. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me kriminelë në pushtet. Shqiptarët do i braktisin mediat e blera dhe mediat mashtruese të Edi Ramës. Ditën time të parë, orën time të parë do firmos anulimin e ligjit për Arsimin e Lartë. Ne nuk do pranojmë kurrë që vendimet për arsimin e lartë t’i marrë një grusht politikanësh dhe aq më pak ministrja e salcës. Këto vendime do t’i marin pedagogët dhe studentët shqiptarë. Nuk do të ketë asnjë të ri dhe të re që do mbetet pa studiuar për shkak të gjendjes ekonomike. Qeveria ime ka një plan bazuar në modelin më të mirë europian. Paratë do t’i marrim nga xhepat e derrave që sot i vjedhin me koncesione dhe hajdutëri rilindase. 90 për qind e atyre që kryejnë stazhe të tilla në Europë punësohen. Ne do të investojmë fuqimisht në këtë skemë. Shqipëria që po vjen është shqipëria juaj. Asgjë nuk do jetë më si më parë, gjithçka do ndryshojë. Kastat do përmbysen, republika e krimit do marrë fund.
Sigal