Bardhi në Komisionin e Ligjeve: KLP drejtohej nga një kryetar që nuk mund të ushtrojë profesionin për 15 vite

114
Sigal

Kryetari i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka folur në Komisionin e Ligjeve në lidhje me mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, Bardhi u shpreh se KLP për më shumë se 5 vite ka pasur një kryetar që ka qenë në kushtet e pazgjedhshmërisë, çka cenon besimin e publikut dhe integritetin e institucionit.

“KLP, për më shumë se 5 vite ka pas kryetar një person që sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtroje profesion në organet e drejtesisë për 15 vite. Kryetari i saj ka qenë në kushtet e pazgjedhshmërisë  në atë pozicion. Ka marr pjesë në procese të rendësishme në organet e drejtësisë së re. Sa e ka cenuar kjo vendimarrjen e KLP dhe sa ka kontribuar kjo në forcimin e besimit të publikut tek KLP? Në gjykimin tim një person që është në kushtet e pazgjedhshmërisë cenon rëndë besimin e publikut dhe integritetit te KLP”, tha Bardhi.