Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili : Testet nuk janë siguruar në kohën e dukur. Ne po e ndjekim nga pas virusin

349
Sigal

Sipas ish-ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, Shqipëria është futur me një numër të kufizuar testesh.

Përmes një lidhje me Skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, Vasili tha se vendi ynë po e ndjek nga mbrapa virusin, jo t’i dalë përpara.

“Shqipëria është futur me një numër të kufizuar të testeve, me idenë që pandemia do të kalonte shkitazi në vendin tonë dhe nuk do të kishte nevojë për një impenjim të madh. Sot ne e ndjekim nga pas virusin, jo duke i dalë përpara”, tha Vasili.