Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka folur për situatën në parti. Në një deklaratë për mediat, Çollaku tha se duhet t’i hapet rruga sa më shpejt zgjedhjes së kryetarit të ri, por ka një vakancë në gjysmën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar pasi nuk i vijnë anëtarët. Çollaku: Dy janë vakancat emergjente, nuk ka një kryetar dhe ka një vakancë në gjysmën e anëtarë të Këshillit, kështu që nuk ka pse të mblidhet. Prioritet të hapet procesi i zgjedhjes së kryetarit dhe plotësimin e Këshillit Kombëtar. Statuti i PD, por dhe ne jemi dëshmitarë që dhe vendime të tjera, të cilat në bazë të statutit do duhej të kalonin nga Këshilli, por gjysma e tij nuk funksionon, jemi në situatë të jashtëzakonshme dhe duhen masa të jashtëzakonshme. Vota e 14 majit, dha sinjalin se mbështetësit presin që këto probleme të brendshme të mbyllen sa më shpejt.
Bardhi: Nuk vazhdohet më me ilegjitimitet! Ky ngërç na ka dëmtuar
Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara pas hapjes së garës për lidershipin e ri brenda partisë së vulës, ku pritet edhe përplasja më e fundit. Në një intervistë për mediat, Bardhi theksoi se vendimi i kryesisë duhet të konfirmohet në Këshillin Kombëtar dhe për këtë 17 anëtarë të kryesisë janë kundër. Sipas Bardhit, ajo që ka rëndësi është legjitimiteti për kryetarin e ri, pasi për një vit e gjysmë kemi qenë në një ngërç legjitimiteti.